Real Madrid gjatë verës theu një rekord të ri botëror duke e ateruar Ronaldon nga Manchester United, për një shumë marramendëse prej 94 milion euro, por vetë Ronaldo tani pohon se edhe ndonjë çmim më i lartë nuk do ti bënte përshtypje.
Në një intervistë për të përditshmen presitigjioze gjermane Bild, ai ishte pyetur se a do të paguante një çmim të atillë për vetën e tij po të ishte pronar i Real Madridit.
“ Natyrisht. Edhe më shumë do të shpenzoja. Natyrisht se do e bleja veten.”
“ Presioni si lojtari më i shtrenjtë në botë nuk ma ndryshon karakterin ose stilin tim.”
Më pas Ronaldo ishte pyetur se çfarë mendon për kombëtaren gjermane.
“ Është gjithmonë e vështirë të përballesh kundër gjermanëve. Gjermanët kanë aftësi të forta defanzive.”
“ Të jesh kampion botëror është ëndrra më e madhe e ndonjë futbollisti. Portugalia ka një ekip të mirë, por nuk është fantastik. Dhe vetëm me një paraqitje fantastike mund ta fitosh atë kompeticion.”
Para se të ëndrroj Ronaldo për titullin botëror, duhet të kryjë punë me Bosnjën dhe Hercegovinën në Play Off të po asaj gare.