Trajneri i Milanit,Leonardo,menjëher i është përgjigjur trazirave që i janë kushtuar atij në lidhje me Ronaldinhon dhe ai ka bërë të qartë se braziliani do të luajë kundër Parmës.
Dinhos si duket nuk i pëlqeu zëvendësimi kundër Napolit dhe ai nuk tregoi lojë impresionuese dhe rezultat ishte zëvendësimi mirëpo tani Leonardo i ka sqaruar gjërat.
“Nuk kam probleme me Ronaldinhon.Kam marrëdhënie speciale me të.Të gjithë presin performancë të shkëlqyer nga ai.Ai është këtu dhe duhet të dëshmohet”.
“Dua maksimumin nga ai sepse gjithmonë Ronaldinho garanton kontribut të madh”.
Milani po kalon formë të mirë por trajneri dëshiron më shumë nga ekipi.
“Duhet ta shfrytëzojmë energjinë siç duhet në mënyrë që të kemi sukses.Kishim rezultate të mira kundër Napolit,Chievo Veronas dhe Real Madridit.Shpresojmë të vazhdojmë kështu”,shtoi për fund Leonardo.