30 tetor 2009
Vieri përgënjeshtron: Mjaft me futbollin
Kristian Vieri të mërkurën ishte në “Olimpiko”. Radha numër 10 tribuna “Monte Mario”. Me të, për të parë ndeshjen e Lacios ndaj Kaljarit ishin edhe Xhixhi Di Biaxhio e Anxhelo Peruci. Mes pjesës së parë e të dytë ndonjë tifoz e ndalon dhe i kërkon autograf, foto dhe e pyet: atëherë, do të tërhiqesh nga futbolli? “Po, do të tërhiqem”. Është lajmi që e dha në Romë për vizitat mjekësore para se të nisej në Brazil, destinacioni Botafogo. “Sipas shtypit çdo ditë jam i ikur”, - tha Vieri. Pak më parë edhe Di Biaxhio e përgënjeshtroi: “Në fushë është Broki, me të cilin jemi shumë miq që të dy, jemi këtu për miqësi, për t’u ritakuar së bashku”. Pra, lajmi i para dy ditëve që qarkulloi në shtypin italian, duket se është përgënjeshtruar: Botafogo i Ribeirao Pretos, klub i shtetit të San Paolos, mund të presë edhe ca. Ndonëse agjencia prestigjioze e shtypit brazilian “Globoesporte”, duket se ka një intervistë të Bobos krejt të ndryshme, i cili paska thënë: “Besoj se çështja do të kryhet, jemi duke biseduar: aty do të gjej stimujt e duhur”. Mund të jetë edhe një lajthitje e shtypit brazilian, që në bisedime për të shkuar po te Botafogo ka përfshirë edhe një tjetër ish-futbollist me famë në Itali, Françesko Kokon. Kush e di ku është e vërteta…