Tadei skualifikohet për dy ndeshje
Janë dhjetë lojtarët, që janë skualifikuar nga Gjykatësi Sportiv, Xhianpaolo Tozel, pas zhvillimit të javës së 10-të të Serisë A. I skualifikuar për dy ndeshje Tadei dhe për një Kaseti dhe De Rosi (Roma); një ndeshje për Matuzalem (Lacio), Abate (Milan), Basta (Udineze), Morimoto (Katania), Vergasola (që ka marrë edhe një gjobë prej 500 eurosh, Siena), Guana (Bolonja) dhe Lukareli (Livorno). Eshtë gjobitur me 1500 euro Steven Jovetiç për simulim dhe me 30 mijë euro skuadra e Xhenoas.