Ish-lojtari i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se Zonja e Vjetër këtë sezon ka mjaft kualitet për të fituar trofe.
Legjenda e futbollit çek u tërhoq nga loja aktive në fund të sezonit të kaluar, pas tetë vitesh të suksesshme në Torino.
“Mund ta shoh Juventusin në një pozitë shumë të mirë. E di se ata u kritikuan, por realiteti flet se ata kanë bërë disa rezultate të mira”, ka thënë Nedved për Tuttosport.
“Ende është herët të gjykohet, por Juventusi mund të fitojë trofe këtë sezon”, ka shtuar më tej çeku.