30 tetor 2009
Aguero do të fitojë dhe kërkon të shitet
Skuadra e Atletikos së Madridit rrezikon seriozisht të humbasë një ndër sulmuesit e saj më të mirë, argjentinasin Serxhio Aguero. Një lajm i tillë është bërë i ditur paraditen e djeshme nga një prononcim i lojtarit historik të skuadrës së dytë të kryeqytetit spanjoll, ish-sulmuesi Ruben Cano: "Të gjithë futbollistët në një farë momenti fillojnë të numërojnë trofetë e fituar me skuadrën ku kanë luajtur, dhe kur Serxhio Agueros do t‘i dalë numri i llogarisë zero, ai me siguri do të kërkojë të largohet". Për të ofertat nuk mungojnë. Madje mund të thuhet se janë të shumta dhe mes tyre ka edhe disa interesime tunduese, siç janë ato të skuadrave të mëdha angleze, Mançester Junajtid dhe Çelsi. Të dyja klubet angleze e dinë një gjë të tillë dhe janë të gatshme të hedhin në tavolinë ofertat e tyre përkatëse.