31 tetor 2009

Mascherano: Titulli është ende i mundshëm

Edhe pse nuk janë paraqitur si duhet në dhjetë xhirot e para të Ligës Premier, mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se Të Kuqtë ende kanë gjasa për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë.

“Titulli është ende i mundshëm. Nëse fillojmë të fitojmë dhe vazhdojmë me fitore, gjithçka është e mundur, mirëpo nuk na lejohet të humbim më shumë pikë. Duhet të fillojmë me fitore dhe të mos ndalemi më”.

“Në futboll kur nuk i dihet. Nëse fiton ndeshjet, atëherë mund të ndodhë. Duhet të harrojmë të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Dhe ta bëjmë për ne, për skuadrën, dhe mbi të gjitha, për tifozët”, ka thënë argjentinasi.