Skuadra e Lacios do të qëndrojë e grumbulluar në qendrën stërvitore për ta përgatitur në mënyrën më të mirë ndeshjen e ardhshme që do të zhvillojë në transfertë me Sienën, pas humbjes së radhës të pësuar të mërkurën në mbrëmje në “Olimpiko” kundër Kaljarit. Drjtuesi bardhekaltër, Igli Tare, ka shpjeguar zgjedhjen e klubit: “Ekipi do të qëndrojë i grumbulluar për të gjetur qetësinë e nevojshme, kemi vendosur të nisemi një ditë më parë në Sienë, duke parë situatën që po kalojmë.
Nëse jemi të shqetësuar? Pa dyshim, kur e shikon veten në një situatë si kjo është normale të jesh i shqetësuar, por duhet të jemi të përqendruar, dhe nëpërmjet punës të rigjejmë rrugën e duhur. Lojtarët ndihen keq dhe janë të zhgënjyer, sepse edhe fati nuk na na ka ndihmuar shumë në ndeshjet e fundit”, ka thënë Tare.