Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, beson se ekipi i tij do të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm me kalimin e sezonit.
Të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson synojnë t’u rikthehen fitoreve në takimin e sotëm ndaj Blackburn, pasi u mposhtën në takimin e fundit ndaj Liverpoolit në vikendin e kaluar.
“Nuk do të them se ne po vuajmë, por nuk kemi pasur një lojë të lëngshme siç e dimë se mundemi. Kishte ndeshje të mira si ajo ndaj Tottenhamit në fushë mysafire, por mendoj se më e mira nga ne tek pritet të vijë”.
“Nuk jemi shumë të shqetësuar për formën, pasi sipas traditës ne nuk luajmë mirë në fillim të sezonit. Dallimi këtë herë është se gjithmonë shënojmë fitore, andaj nuk mund të them se jam penduar. Por do të doja të kthehemi në maje të kampionatit me stil”, ka thënë Scholes.