Valeri Bojinov ka konfirmuar se nuk ka dëshirë të kthehet në Premierligë pas përfundimit të periudhës së huazimit në Parma.
Reprezentuesi bullgar iu bashkua Parmës në formë huazimi nga Manchester City gjatë verës dhe është treguar vendimtar për ekipin Gialloblu.
I intervistuar nga e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport, 23 vjeqari ka theksuar se ka filluar të ndihet i rëndësishëm në klubin e ri. “Klubi e di se unë dua të mbetem. Por, kam edhe një vit kontratë me Cityn edhe pse nuk kam dëshirë të kthehem në Angli” deklaroi ai.