
Më pas në gusht të 2008-ës ka ardhur transferimi në Norvegji tek Fredrikstadi. Dhe pikërisht nga Oslo kanë ardhur lajme për një interesim të Milanit për sulmuesin e shpejtë që në botërorin e sapofituar në Egjipt i ka bindur të gjithë për aftësinë e tij të shkëlqyer për të gjetur rrugën e golit. Jo rastësisht në 16 ndeshjet e zhvilluara me kombëtaren Under 20 të Ganës ka shënuar 17 gola. Sipas zërave që vijnë nga Norvegjia duket se për lojtarin ka ardhur një ofertë prej një milion e gjysëm euro nga një klub i madh europian. Milani nuk ka konfirmuar asgjë, por as nuk ka përgënjeshtruar.