Çezare Prandeli nuk është shprehur i shqetësuar për humbjen e dytë rradhazi të Fiorentinës së tij, që të mërkurën është mundur nga Xhenoa: “Kemi luajtur shumë mirë, jam krenar për këta lojtarë, po japin shumë, ndonjë gabim është normal, ndeshjen e kemi interpretuar mirë si në aspektin e karakterit edhe në atë të lojës, nëse do të luajmë gjithmonë kështu në trasfertë rezultatet do të vijnë sigurisht.
Pse i kam aktivizuar njëkohësisht Jovetiçin, Mutun dhe Xhilardinon? Nuk kishte shumë alternativa, por ka qenë një eksperiment që në 45 minutat e para më ka kënaqur. E përsëris, jemi kthyer në shtëpi me vetdijen se kemi bërë një lojë të mirë, na mungojnë vetëm pikët, përsa i përket pjesës tjetër nuk na mungon asgjë. Goli i 2-1-it faji i Freit? Eshtë një nga portierët më të mirë, dhe punon shumë për t’u përmirësuar”, ka thënë Prandeli.