Njazi Kuqi ka sanuar lëndimin, i cili e la jashtë fushës së gjelbër, për disa javë. Ai iu rikthye fushës së gjelbër, në ndeshjen që ekipi i tij Koblenz e humbi 4:0 përballë Hoffenheim, në kuadër të kupës së Gjermanisë.
“Unë jam plotësisht mirë. Shkova në Angli për të rikuperuar lëndimin për dy javë dhe kjo ishte një ndihmë shumë e madhe. Jam në gjendje të mirë në këtë moment”, deklaroi sulmuesi kosovar, për uebfaqen finlandeze Mtv3.fi.
Tus Koblnz, të dielën në shtëpi pret Duisburgun. Njaziu është gati për lojë, ndërsa shpreson që në repartin sulmues t’i ndihmojë vëllait të tij të madh, Shefkiut.
“Trajneri do të marrë një vendim se a do të luaj apo jo. Në fakt unë do të bëj çdo gjë para të tij dhe unë jam i gatshëm në qoftë se ai ka nevojë për mua. Shpresoj se mund ta ndihmoj edhe Shefkiun”, theksoi sulmuesi kosovar, me pasaportë finlandeze.
Shefki Kuqi këtë sezon ka treguar lojëra të mira te Koblenz, ku ka arritur të shënoj 7 gola, në Bundesliga 2. Njaziu mendon se vëllai i tij, do të kishte bërë më shumë, në qoftë se ekipi do ta kishte shërbyer më shumë atë me topa, në zonën e 16-metërshit.
Përveç vëllezërve Kuqi, te Koblenz luajnë edhe katër lojtarë të tjerë shqiptarë, Shqipron Skeraj, Ervin Skela, Almir Murati dhe Renaldo Rama.