Francesco Totti është gati të rinovojë me skuadrën e tijë të zemrës kontratën e tijë aktuale. Pasi që Roma siguroi ditë më parë Simone Perrotan dhe David Pizarron me kontratat e reja të tyre, Totti është tani prioritet i skuadrës Romake sipas 'Corriere dello Sport'. - Roma do t'i ofrojë Tottit një kontratë të re 5 vjeçare e cila do të kushtojë përafërsisht rreth 25 milion Euro. Francesco është i gatshëm të luaj kundër Sienas këtë vikend dhe menjëherë pas kësaj ndeshje thuhet se është lënë takimi për firmosjen e kontratës së re.