Portieri i Arsenalit, Lukasz Fabianski do të qëndroj jashtë fushës për tre javë për shkak të një lëndimi në kofshë.
24 vjeqari ishte lënduar të mërkurën në fitoren 2-1 ndaj Liverpoolit në Carling Cup – paraqitja e tij e parë këtë sezon pas operacionit të gjurit.
“Është dëshpërim i madh sepse ai sapo është kthyer nga lëndimi” deklaroi menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.
Fabianski do të mungoj në derbin kundër rivalit lokal londinez, Tottenhamit të shtunën. Wenger duhesh të zgjedh mes Vito Mannones dhe Manuel Almunias për të zëvendësuar Fabianskin.