30 tetor 2009

Siena: Ikën Xhiampaolo, vjen Baroni

Marko Xhiampaolo nuk është më trajneri i Sienës. Me anë të një komunikate në Internet, klubi toskan ka zyrtarizuar vendimin e marrë natën e së mërkurës nga presidenti Xhiovani Lombardi Stronati pas humbjes së pësuar në Bolonja me rezultatin 2-1, që i ka lënë bardhezinjtë në vendin e fundit në renditje në kuotën e 5 pikëve, me 7 humbje në 10 ndeshje. Ndërkohë, zëvendësuesi i Xhiampaolos, do të jetë Marko Baroni, i cili drejtonte ekipin e moshave të Sienës.