30 tetor 2009

Chamakh tërheq vëmendjen e Juventusit

Klubi italian Juventus raportohet se ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh.

Përfaqësuesi i kombëtares së Marokut, i cili verën e kaluar u lidh me një kalim në West Ham United dhe Arsenal, do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.

Juventusi raportohet se po ashtu është i interesuar për Chamakh dhe ka kontaktuar me agjentin e tij, Pierre Frelot.

“Juventusi është një ekip i shkëlqyeshëm. Ideja për të luajtur atje... jam shumë i interesuar”, ka thënë vetë lojtari rreth interesimit të klubit italian.