
Helvetikët, pjesë e së cilës janë tre futbollistë shqiptarë, Pajtim Kasami, Granit Xhaka e Frederik Veseli, në ndeshjen e parë e mposhtën Meksikën me rezultat 2:0, derisa në takimin e dytë arritën të fitojnë ndaj Japonisë 4:2.
Pas vetëm dy ndeshjeve të luajtura, të gjithave u ka rënë në sy me lojën e tij të bukur, mesfushori i gjatë 187 centimetra, Pajtim Kasami.
“Ekipeve më të mëdha në Evropë ka kohë që i ka rënë në sy i biri i një familjeje të imigrantëve shqiptarë nga Maqedonia”, shkruan e përditshmja zvicerane Bilck.
Mesfushori i klubit nga kryeqyteti italian - Lazio, Pajtim Kasami, tashmë ka filluar të ëndërrojë karrierën e tij të madhe si futbollist. “Dëshiroj të bëhem si Zinedin Zidane. Ai është idhulli im”, nënvizon Kasami për Blick.
Talenti i ri u largua nga Grasshoppers, qysh në moshën 15 vjeç, për të luajtur për Akademinë U-18 të ekipit të FC Liverpool. Pas vetëm para disa muajsh, ekipi italian - Lacio, nënshkroi kontratë me të.
Por sipas Blick, Kasami nuk është “legjionari” i vetëm në kombëtaren U-17 të Zvicrës, të udhëhequr nga përzgjedhësi Dany Ryser. Pjesë e futbollistëve që premtojnë në të ardhmen është edhe mbrojtësi kosovar, Frederik Veseli, i cili luan për të rinjtë e Manchester Cityt.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, përfaqësuesja U-17 e Zvicrës zë vendin e parë me 6 pikë të tubuara dhe është në rrugë të mirë që të kalojë fazën e grupeve.