31 tetor 2009

Maxarri: Juvja, kundërshtari më i keq!

“Juventusi po vrapon shumë shpejt, na duhet një paraqitje super. Në këto momente është skuadra më e fortë”. Valter Maxarri paralajmëron Napolin e tij në prag të sfidës me bardhezinjtë dhe sqaron: “Është ndeshja më e vështirë që mund të luajmë, - tha Maxarri.

- Por kjo s’do të të thotë që ne do të nisemi të mundur. Do të bëjmë gjithçka për t’ia bërë “jetën” të vështirë Juves. Formacioni? Sigurisht që do të ndryshojë diçka. Nuk është se kam shumë kohë, do të flas me djemtë dhe do të vendos për formacionin pas stërvitjes së fundit. Dua një skuadër që të japë shpirtin në fushë dhe për këtë jam i bindur”.