Mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Marquez, ka thënë se ai është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me kampionin e Evropës.
Meksikani ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e katalunasve dhe pritet që shumë shpejt të nënshkruajë marrëveshje të re.
“Nuk kam problem me qëndrimin këtu dhe kam ndërmend të nënshkruaj marrëveshjen shumë shpejt. Ende pres disa detaje të vogla të shikohen, por në përgjithësi është arritur marrëveshje në mes dy palëve”, ka thënë Marquez.
Ai po ashtu pret që marrëveshja e re me Barcelonën të jetë edhe e fundit në Evropë, pasi 30-vjeçari pret ta përfundojë karrierën në vendlindjen e tij./