Barcelona nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare dhe nuk ka pyetur për Robinhon e Manchester Cityt,pavarësisht raporteve të shumta që thonë të kundërtën.
Sekretari teknik i Barcës,Txiki Begiristain,foli pas disa ditësh në lidhje me spekulimet se Blaugranët do ta transferonin yllin brazilian gjatë dimrit.
Sipas drejtorit të Barcës,raportet që në këtë ofertë të përfshihen Yaya Toure dhe Thierry Henry janë të pa disktueshme dhe të pa vërteta.
“Robinho është një lojtar interesant,të cilin ne e kërkuam verën e kaluar”,është cituar të ketë thënë Begiristain për El Mundo Deportivo.
“City nuk pranoi të fliste rreth transferëve dhe që atëherë nuk kemi kryer ndonjë lëvizje”.
Robinho deklaroi se ai do të donte të luante për Barcelonën,ndërkohë City bëri të qartë se nuk janë të gatshëm ta shesin atë.
Zërat vazhdojnë të qarkullojnë se City dëshiron të nënshkruajë me Diegon Tardellin për ta zëvendësuar ish-lojtarin e Real Madridit.