30 tetor 2009
Blater, pro pasaportës biologjike
"Futbolli do të favorizohej nga përdorimi i pasaportës biologjike për të luftuar dopingun". Këtë e ka thënë presidenti i FIFA-s, Josef Blater. Përveç hapjes së kontrollit të të dhënave biologjike të sportistëve në vite të ndryshme, Blater është shprehur i gatshëm edhe për intensifikimin e marrjes së mostrave të gjakut. "I kemi bërë këto ekzaminime, ka kujtuar ai, në Botëror dhe në Kupën e Konfederatave. Janë parashikuar edhe të tjera gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut. Kur specialistët të na garantojnë se mostrat e gjakut lejojnë të zbulojmë çdo formë të mundshme të dopingut, do t‘i shtojmë ekzaminimet. Në përfundim, mund të zëvendësohen edhe me ekzaminimet e urinës. Presidenti i futbollit botëror ka theksuar gjithashtu se dopingu, edhe pse ekziston në futboll, nuk është shumë i përhapur, si në pjesën më të madhe të sporteve kolektive. Më shumë bëhet fjalë për droga sociale"....