Atletico Madrid planifikon të paraqes ofertë për yllin e ri të Arsenalit, Fran Merida gjatë afatit kalimtar të janarit ka bërë të premten ditur tabloidi anglez The Sun.
Mesfushori 19 vjeçar ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me gjigantin londinez, ndërsa presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo ka konfirmuar interesimin duke thënë : “Ai ka hyrë në planet tona për sezonin e ardhshëm. Ai është futbollist i cili na intereson. Vendimi i takon atij sepse do të jetë i lirë në qershor”.