Vendi : Emirates Stadium, Londër
Koha: E shtunë, 31 Tetor, ora 13:45
Nesër me fillim nga ora 13:45 në Emirates do të zhvillohet derbi londinez mes Arsenalit dhe Tottenhamit.
Arsenal hyn në këtë takim për tu rikthyer fuqishëm në premier ligë. Arsenal aktualisht i ka mirë, pasi që gjindet në vendin e tretë me pikë njëjta me Tottenhamin.
Tomas Rosicky nuk do të mund të luaj për shkak të lëndimit në gju, dhe këtij i bashkohen dhe të lënduarit e tjerë Jack Wilshere ( nyje ), Theo Walcott ( gju ), Denilson ( shpinë ), Johan Djorou ( gju ), të gjithë këta janë jashtë funksionit, ashtu si Lukasz Fabianski.
Njëri prej lojtarëve kryesor nesër do të jetë rusi simpatik Andrey Arshavin që është një makineri e passimeve dhe e triqeve të ndryshme në fushën e lojës, që me kombinimin e bërë prej tij, Van Persiet dhe Fabregasit pritet të prodhohen shumë gola.
Arsenal
28 Tetor (League Cup) Arsenal v Liverpool 2-1
25 Tetor (Premier League) Ëest Ham United v Arsenal 2-2
20 Tetor (Champions League) AZ Alkmaar v Arsenal 1-1
17 Tetor (Premier League) Arsenal v Birmingham City 3-1
04 Tetor (Premier League) Arsenal v Blackburn Rovers 6-2
29 Shtator (Champions League) Arsenal v Olympiakos 2-0
Tottenham hyn në këtë takim tepër i emocionuar. Shkak është Harry Redknapp që ka ndjesi të veçantë për Arsenalin, pasi që për Redkanpp Arsenal është klubi i zemrës. Tottenham nuk di për fitore në fushë të Arsenalit që 16 vjet.
Golashënuesi më i mirë Jermaine Defoe do të mungoj në këtë takim, pasi që do ta kompletoj suspendimin prej tre ndeshjesh. Por, me Robbie Keane ( pesë gola ) dhe Peter Crouch ( katër gola ), plus Roman Pavlyouchenkon në stol, Spurs do të ketë se çka të tregoj në Emirates.
Aaron Lennon ( nyje ) dhe Giovani Dos Santos ( nyje ) mund të mungojnë, përderisa Luka Modric është duke u rikuperuar nga këmba e thyer.
Padyshin njeriu kryesor nesër për Spurs do të jetë Robbie Keane që është golashënuesi i dytë më i mirë. Ai e njeh mirë Arsenalin, dhe ka ndoshta formulën në trurin e tij se si ta mposht Almunian.
Tottenham
27 Tetor (League Cup) Tottenham v Everton 2-0
24 Tetor (Premier League) Tottenham v Stoke City 0-1
17 Tetor (Premier League) Portsmouth v Tottenham 1-2
03 Tetor (Premier League) Bolton v Tottenham 2-2
26 Shtator (Premier League) Tottenham v Burnley 5-0
23 Shtator (League Cup) Tottenham v Preston 5-1
Statistika të derbit Londinez
Ky është derbi i 145-stë londinez, dhe takimi i 162-të në të gjitha garat ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit.
Top-çinjtë kanë fituar në 59 prej 144 takimeve, kurse Spursat vetëm 45, me 40 takimet tjera duke përfunduar baraz.
Rezultatet e ndeshjeve në Premier Ligë ( vendas dhe mysafir )
Arsenal 13 fitore, Tottenham 5, barazime 16
Në fushën e Arsenalit
Të gjitha garat : Arsenal 36 fitore, Tottenham 17 fitore, barazime 19.
Në premier Ligë : Arsenal 9 fitore, Tottenham 1 fitore, barazime 7.
Rezultatet në 161 ndeshjet në të gjitha garat :
Arsenal 67 fitore, Tottenham 50 fitore, barazime 44
Sezonet e të dyja klubeve në Premir League duke përfshirë dhe këtë sezon:
Arsenal 18 sezone, Tottenham 18 sezone
Arsenal : 667 ndeshje, 358 fitore, 181 barazime, 128 humbje
Tottenham : 668 ndeshje, 243 fitore, 175 barazime, 250 humbje
Statistikat e Arsene Wenger si boss i Arsenalit :
495 paraqitje, 290 fitore, 127 barazime, 78 humbje, mesatarja e pikëve për një ndeshje – 2.01
Statistikat e Redknapp si boss i Tottenhamit
40 paraqitje, 20 fitore, 8 barazime, 12 humbje, mesatarja e pikëve për një ndeshje – 1.70
Epilogu
Të dyja skuadrat janë të nxehta për këtë derbi. Krenaria është në pikëpyetje pasi që ekziston rivalitet i madh mes këtyre dy skuadrave. Arsenal është klubi që ka shënuar më së shumti gola deri tani në Premier Ligë gjithsejt 29 , kurse Tottenham nëntë më pak. Përkundër asaj që Arsenal është favorit, të dyja skuadrat luajnë futboll të hapur, dhe pritet ndeshje interesante.