Grupi A: Bordeaux solid, Chiellini mposht Haifan
Bordeaux ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si nikoqir i Bayernit në një ndeshje tejet interesante me rezultat 2 me 1.
Bayerni kalon në minutën e 6 në epërsi nga një autogol i Cianit.
Po ky lojtar, Ciani, shënon për të barazuar rezultatin. Në minutën e 30 Thomas Muller dërgohet në shtëpi pasi që merr kartonin e dytë të verdhë.
Planus në minutën e 40 kaloi në epërsi franczët që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Duhen të ceken patjetër dhe dy penalti të dështuara nga Gourcouf në minutën e 66 dhe nga Jussie në minutën e 88.
Juventus nga ana tjetër ka shënuar një fitore të vështirë kundër Maccabi Haifas me golin e Chiellinit në minutën e 47.
Grupi B : United ngrin Moskën
Manchester United ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Moskë kundër CSKA Moskës me rezultat 1 me 0.
Manchester United në tërë ndeshjen ishte dominant duke tentuar që të shënoj mirëpo pa sukses. Këtu shtohen dhe dy transversalet që bëri United.
Goli vie shumë vonë, në minutën e 86 nga Antonio Valencia që fundos planet e CSKA për triumf.
Wolfsburg nga ana tjeter barazoi pa gola kunder Besiktasit.
Grupi D: Chelsea 4-0 Atletico Madrid
Ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge mes Chelseat dhe Atletico Madridit ka përfunduar me fitoren e Bluve,me rezultat të thellë 4-0.
Goli i parë për Chelsean erdhi në minutën e 41’ nga Kalou i cili mbyll pjesën e parë me këtë gol të shënuar për ekipin e tij.
Në pjesën e dytë dukej se Ancelotti ishte treguar mjaft i qartë me ekipin e tij në zhveshtore dhe prapë Salomon Kalou në minutën e 52’ dyfishon rezultatin.
Pas 17 minutave mesfushori anglez,Frank Lampard shënon golin e tretë për Chelsean dhe i siguron 90% të fitores për ekipin e tij.
Për ti dhënë një finish të bukur Chelseat,përkujdeset mbrojtësi i Atleticos,Luis Amaranto Perea i cili shënon auto-gol në portën e tij.Ndodhi kjo në minutën e 90.
Me këtë humbje Atletico Madrid vazhdon krizën e thellë.
Ndeshje tjetër midis Portos dhe APOEL Nicosia ka përfunduar me fitoren e portugezëve me rezultat 2-1.
I pari në epërsi kaloi ekipi qipriot në minutën e 22.
Më pas Porto riktheu epërsinë duke shënuar dy herë.Autor i golave ishte Hulk në minutat 33 dhe 48 nga penaltia.