21 tetor 2009

Milan rikthen shkëlqimin

Ndeshja që në fillim është dukur tepër monotone, në pjesën e dytë u shëndrua në një ankth të vërtetë për madrilenët. Milan rikthehet fuqishëm me një lojë fantastike duke shënuar fitore 3 me 2 midis Madridit.

Pjesa e parë

Pjesa e parë në Santiago Bernabeu filloi në mënyrë mjaftë të kujdesshme nga të dyja klubet.

Milan shfaqet rrezikshëm në minutën e 11 pas një passimi të Ronaldinhos që po ta zinte ndonjë lojtar Casillas nuk do të kalonte mirë.

Në minutën e 40 Real Madridit i mohohet një penalti e pastër. Pas një depërtimi të Benzemas, Zambrota ndërhyn në këtë të fundit, duke e rëzuar në zonë. Penalti e pastër, gjyqtari heshti.

Pas një harkimi gjysëm të ulët të Seedorf në zonë në minutën e 17 Albiol gati sa nuk shënoi në portën e tij.

Se Dida nuk është më për futboll e vërteton minuta e 19. Pas një goditjeje jo shumë të fuqishme të Graneros, Dida dukej të ishte i sigurtë, por ky i fundit hutohet dhe e lëshon topin, gjë që nuk fal Raul që shënon për 1 me 0.

Rasti i parë serioz i Milanit vjen në minutën e 25, kur Seedorf harkon për Inzaghin që nuk e qëllon vetëm para portës topin si duhet.

Në minutën e 36 vjen goditja e parë e Kaka’s në drejtim të portës së ish klubit të tij.

Lassana Diarra në minutën e 43 lanson një projektil i cili po të shkonte në portë nuk e di si do të ja bënte Dida. Po në këtë minutë Benzema gati sa nuk e dyfishon rezultatin pas një depërtimi.

Një minutë lojë shtesë. Marcello si para lagjes së tij depërton në mesfushën e Milanit dhe lanson një super raketë që menzi e ndal Dida.

Kështu, Real Madrid hyri në pushim i qetë, kurse Leonardo kishte se çka tu flet djelmoshave të tij, përndryshe mund të fluturoj në shtëpi.

Pjesa e dytë

Duket se Leonardo u ka folur mjaft lojtarëve të tij në zhveshtore.

Që në fillim të pjesës së dytë Reali shfaqet sulmues me anë të një assistimi të Kaka.

Në minutën e 49 Kaka godet por jashtë portës.

Kaka duket se nuk ndjen asgjë për Milanin. Përpak sa nuk shënon, mirëpo golin ja mohon Dida. Inzaghi në anën tjetër përpak sa nuk shënon.

Në minutën e 52 Benzema e dridh Didën me një goditje ultra të fortë.

Raul papritmas pas një assistimi të Kaka gjendet vetëm para portës, por dështon të shënoj.

Por, se ndoshta unë ndonjëherë e kam patur gabim me titujt e mi për Milanin, mua më demantoi në minutën e 62 Pirlo, që si mjeshtër dhe si njeri me përvojë që është, nga më se 35 metra godet pa problem për ta fotografuar Casillasin.

Në minutën e 66, Ambrosini dërgon një top në stilin e Ronaldinhos për Paton që kalon dhe Casillasin për të shënuar për 2 me 1 dhe për ta qetësuar Bernabeun.

Ndeshja vazhdoi në mënyrë konstante, me ritëm të lartë por me gjysëmraste.

Në minutën e 76, nga korneri, Raul pason për Drenthen që tregohet ngushëllues dhe e barazon rezultatin për të kënaqur tifozët me atë gol të bukur.

Clarence Seedorf në minutën e 77 kishte mundësinë ideale për të shënuar, por godet lart.

Ndeshja vazhdon me tentim depërtime por pa sukses. Tani ndeshja bazohet në goditje nga distanca.

Shumë pranë golit Reali. Pas një goditje të Kaka’s si zakonisht Dida nuk ishte aspak i sigurt, duke rrezikuar Milanin, mirëpo Raul nuk e shfrytëzoi pasi që ishte në pozitë jashtë loje.

Në mintuën e 84 Pirlo passon për Paton që nuk shënon, goditjen e të cilit e ndal Casillas.

Ronaldinho harkon nga këndi në minutën e 86, Thiago Silva shënon, goli nuk pranohet, gjyqtari pretendon në ndërhyrje në Casillas, që për mendimin tim nuk ishte ndërhyrje. Pas kësaj, në fushë rriten tensionet. Lojtarët fillojnë të kacafyten, gjyqtari merr masa duke ndëshkuar Nestan dhe Raulin.

Minuta e 88 Milan shënon me anë të Patos. Super assistim i Seedorf, që e gjen të harruar Paton në thellësi të mbrojtjes. Passimin Maestral e shëndron në gol Pato.

Alonso godet fuqishëm në minutën e fundit, goditje të cilën e mbron Dida. Tre minuta lojë shtesë.

Keshtu, Milan rikthen formën reale, rifiton motivimin, kurse Leonardo shpeton, e kriza e tij bartet tek Pellegrini.

Marseille nga ana tjeter poashtu ka shenuar fitore kunder Zurichut.