Koboli Xhiljit “Do të mbetem një tifoz bardhezi”
Do të mbetem një tifoz i Juventusit dhe i Zhan Klod Blankut. Ju siguroj që do të marrin rezultate të shkëlqyera”. Kështu shprehet Xhiovani Koboli Xhilji pas lamtumirës nga klubi bardhezi: “I lexova fjalët e Xhon Elkanit dhe jam dakord, - vazhdon Xhilji. - Duhet të shohim të ardhmen. Ua them aksionarëve dhe vetes sime se duhet punuar me vendosmëri të madhe”. Më pas Koboli ka dashur të falënderojë shumë njerëz, që kanë punuar në krah të tij këto vite: “I falënderoj të gjithë ata futbollistë që na kanë lejuar të kalojmë nga Seria B në A për një vit, nga Del Piero te Kamoranezi e Trezege. I kujtoj akoma tifozët, që i njoha në një mbrëmje vere në selinë bardhezi. Ishte një takim emocionues, që më bëri të kuptoj përgjegjësitë dhe vështirësitë e rolit tim”.