29 tetor 2009

Juventusi në gjurmët e Pablo Zabaletës

Sipas shtypit anglez, Juventusi qenka në gjurmët e mbrojtësit të Mançester Sitit Pablo Zabaleta. Bardhezinjtë qenkan të gatshëm të investojnë 6 milionë stërlina (rreth 6.6 milionë euro) për lojtarin 24-vjeçar argjentinas, i cili luan prej dy sezonesh në klubin e dytë të Mançesterit. Skuadra e sheikëve arabë, e ka blerë Zabaletën vitin e shkuar nga Espanjoli, por mbrojtësi nuk ka arritur deri tani të fitojë një vend si titullar dhe për këtë motiv ai qenka gati të transferohet në Itali te Juvja.