28 dhjetor 2009

Wenger: Kupa Afrikane mund ta dëmtojë Chelsean

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Chelsea do të ngecë në luftë për të fituar titullin e Ligës Premier në mungesë të disa yjeve që do të udhëtojnë në Kupën Afrikane të Kombeve.
Por Wenger po ashtu thotë se kjo është një rast i njëjtë sikur lëndimet me të cilat përballet Arsenali, dhe topçinjtë nuk kanë shumë diferencë me blutë.
“Po, por ata do të shkojnë në Kupën Afrikane të Kombeve dhe ne kemi lëndime. Nëse humbni një lojtar për tre javë përmes lëndimeve, është sikur ai të shkojë në Kupën e Afrikës”, ka thënë Wenger.