29 dhjetor 2009

Ronaldo e kërkon me çdo kusht Barçën në finale të CL

Finalja e Ligës së Kampionëve ndaj rivalëve të përbetuar të Real Madridit, Barcelonës, vazhdon të jetë synimi kryesor për Ronaldon në vitin 2010.
Ditë më parë raportuam se Ronaldo deklaroi se dëshironte t’ia sjellnin Barcelonën në finale, dhe për herë të dytë brenda një jave Ronaldo cek se ai e dëshiron Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve.
Në një intervistë për të përditshmen sportive Correio da Manha, Cristiano Ronaldo ka ripërsëritur synimin e tij për të fituar tituj me Realin, duke u shprehur se dëshira e tij më e madhe është që të përballet me Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve, dhe ti mposht ata.
“ Shpresoj që të mos lëndohem më, në mënyrë që ti ndihmoj Realit për ti fituar të gjithë titujt në të cilët garon. “
“ Kam besim se do të përmirësohemi ende në vazhdim të sezonit.”
“ Unë do të lutem që Barcelona të shkoj deri në finale të Ligës së Kampionëve, pasi që aty do të jemi edhe ne, dhe ky është qëllimi im primar, që të përballem me Barcelonën dhe ti mposht ata.” Përfundoi Ronaldo.