Viti 2009 do të mbetët në kujdesën e futbollistit Blerim Xhemaili. Ai pati një transfer të mirë në Parma në Serie A dhe zuri edhe vend në përbërjen e parë madje në disa ndeshje ka qenë edhe shtylla kryesore. Ajo që i mbetët në mendje, ka qenë ndeshja e javës së 11-të kur trandi portierin e Milanit, të mirënjohurin, dida. Minuta e 10-të Xhemaili nga 25 metra dërgoi gjuajtje të fortë, mezi mbrojti Dida me majë të gishtërinjve, topin preku tërthorësen. Ishte njëri nga çastet më interesante për Xhemailin në vitin 2009 sepse ta frikësosh një Dida nuk është punë e vogël!. Ajo që ka befasuar për të keq, mos ftesa në kombëtaren e Zvicrës nga përzgjedhësi Ottmar Hitzfeld..