Karim Benzema i cili u rikthye në stërvitje dje me Real Madridin, është një futbollist plot shpresë dhe ambicie.
Siç raportohet nga AS, francezi është shëndruar nga një tip i nevrikosur në një tip humoristic, lojtarë ultra të motivuar i cili shprehet se “ jam gati për të gjitha sfidat që më presin në vitin 2010.”
Në muajt e parë të jetës së tij të re në Spanjë, Benzema është dashur të kaloj nëpër disa vështirësi, ndoshta për shkak të gjuhës. Por, 22 vjeçari tani nuk ka dyshime se më e keqja ka kaluar.
“ Tani mund të komunikoj me të gjithë bashkëlojtarët. Unë kuptoj Spanjisht, dhe unë kuptoj urdhërat që mi jep trajneri.” Theksoi francezi.
Benzema aktualisht është golashënuesi i tretë më i mirë në Real Madrid me gjashtë gola në të gjitha garat, prapa Higuain në vendin e dytë me 12 gola në të gjitha garat, dhe Ronaldos në vendin e parë me 13 gola në të gjitha garat.