29 dhjetor 2009

Reali i interesuar për Vidic

Real Madridi do të lansoj një ofertë për të sjellur qendër mbrojtësin e Manchester Unitedit Nemanja Vidic në Bernabeu, sipas të përditshmes sportive madrilene Marca.
Reali thuhet ta ketë gjetur tek Vidic opcionin e preferuar për zemrën e mbrojtjes merengeze, pasi që Pepe do të mungoj tërë sezonin, për shkak të lëndimit.
Mbrojtësi serb raportohet të jetë i pakënaqur me trajtimin e tij nga Ferguson, dhe dëshiron që sa më shpejtë të largohet nga Old Trafford, kurse raportohet ti ketë thënë Fergusonit që të sjell Bruno Alvesin e Portos në vend të tij.
28 vjeçari ishte emëruar në ekipin e botës nga FIFA përkrah John Terryt dhe tani besohet se Vidic është një hap para shkeljes në epokën galaktike të Florentino Perezit.
Bshkëkombasi tjetër i Vidic, Branislav Ivanovic raportohet të jetë nën radarin e Real Madridit.