Mesfushori i Chelseat Michael Ballack ka zbuluar se ai nuk ka menduar ende për të përfunduar karrierën e tij.
33 vjeçari, i cili ka më shumë se 100 paraqitje me kombëtaren Gjermane, është në fazën e një veterani 14 vjeçar në futboll, por ai ende dëshiron të vazhdoj të kontribuoj në Stamford Bridge për të paktën edhe disa sezone.
“ Mendoj se mund të luaj edhe dy vite në nivelin më të lartë për Chelsean.”
“ Kurrë nuk kam menduar përfundimin e karrierës qoftë për klubin qoftë për kombëtaren. Unë ende kam ambicie të mëdha.”
Forma e Ballack mund të jetë kruciale për Chelsean pasi që shumica e lojtarëve të rëndësishëm afrikan do të mungojnë për shkak të Kupës Afrikane të kombeve.
Ballack ka startuar në 14 ndeshje këtë sezonë duke shënuar tre gola.