28 dhjetor 2009

Barcelona shpërblen Piquen

Pas rikthimit të suksesshëm në Barcelonë sezonin e kaluar, Gerard Pique do të shpërblehet me kontratë të re nga gjiganti katalan.
Sipas medieve spanjolle, drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur t’i ofrojnë mbrojtësit një marrëveshje të re deri më 2014, sipas së cilës ai do të paguhet rreth 5 milionë euro në vit.
“Pique do të jetë futbollisti i ardhshëm, i cili do ta vazhdojë kontratën sepse e meriton. Ai është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë”, tha presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.