Mbrojtësi i Romës, Cicinho, dëshiron të largohet nga Roma dhe të kthehet në Brazil, duke qenë se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Claudi Ranieri.
“Tashmë e kam sqaruar dëshirën time (për t’u larguar) disa herë. Dikush ka thënë se planifikoj të kthehem te Sao Paolo, mirëpo klubi nuk është në gjendje të më blejë”.
“Po ashtu kam menduar ta përfundoj kontratën me Romën... Situata është në pritje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në janar”, ka thënë Cicinho për TV Globo.