28 dhjetor 2009

Moyes: Fellaini është mesfushori më i mirë në Angli

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, e vlerëson Marouane Fellaini si mesfushor shembull në Ligën Premier.
Fellaini shënoj një gol të vonshëm në barazimin 1-1 të Evertonit ndaj Sunderlandit gjatë të dielës.
“Ishte një përgjigje se si lojtarët kanë luajtur në dy javët e fundit. Ne luajtëm shumë më mirë dhe dukeshim më shumë si vetvetja dhe në Marouane Fellaini, mbase gjejmë mesfushorin më të mirë në vend për momentin”.
“Ai është i jashtëzakonshëm me mënyrën se si luan. Ai ishte i jashtëzakonshëm gjatë të shtunës dhe goli i tij ishte i merituar për mënyrën e lojës”, ka thënë Moyes.