30 dhjetor 2009

Gerrard: Torres më i miri në botë

Lideri shpirtëror i Liverpoolit Steven Gerrard është plot besim se skuadra e tij mund të jetë serioze në sfidën e top katërshit, pas fitores së mbrëmshme në Villa Park.
Fitorja 1-0 dje ndaj Aston Villës në sekondën e fundit me golin e Fernando Torres e sjell Liverpoolin vetëm katër pikë larg pozitës që dërgon në Champions League dhe tani të gjithë në Anfield Road besojnë se The Reds kanë gjasa për Europë.
“ Duhet ti shkoni një gjëje deri në fund, dhe kur e di që ke një njeri si Fernando Torres në skuadër, duhet të dini gjithmonë se keni gjasa për atë pozitë.”
“ Të gjithë e dinë se ai është në formë dhe është më i miri në botë. Ne dëshirojmë që ai të shënojë më shumë gola dhe të na dërgojë në top katërsh. Shpresojmë që kjo fitore do të na ngris moralin. Duam ta trajtojmë ndeshjen tjetër si atë me Villan. “
“ Aston Villa, Tottenham Hotspurs dhe Manchester City do të luftojnë deri në frymën e fundit dhe ne do ta bëjmë të njëjtën gjë. “
“ Ne i kemi zhgënjyer të gjithë, dhe për këtë nuk ka falje. Top 4 do të jetë i vështirë, jam i sigurtë se ekipet do të shpenzojnë në Janar që ti shkojnë garës deri në fund.” Përfundoi Gerrard.