Real Madrid është duke i zhvilluar stërvitjet regullisht, dhe natyrisht se është vërejtur mungesa e Kakas për shkak të lëndimit.
Esteban Granero dhe Ezequiel Garay ishin në stërvitje sot për tu parapregaditur për ndeshjen ndaj Osasunës, përderisa Iker Casillas, Gonzalo Higuain, Fernando Gago, Alvaro Arbeloa, dhe Serigo Ramos do të mbanin stërvitjet më vonë.
Nga ana tjetër u vërejt mungesa e shumë lojtarëve e sidomos e Kakas. Kaka në fakt ishte i pranishëm por nuk i zhvilloi stërvitjet si pjesa tjetër e ekipit. Ai bëri driblime rreth pengesave dhe goditje në gol
Pas daljes nga qendra stërvitore Kaka u ndal nga mediat e shumta të mbledhura rreth titj, duke u përgjigjur:
“ Nuk më dhemb më, ndjehem mirë.”