29 dhjetor 2009
Tito Vilanova, pasardhës i Guardiolës
E ardhmja e Pep Guardiolës vazhdon të jetë e paqartë. Duket se trajneri i Barcelonës do të presë zgjedhjet presidenciale në klub për të vendosur: ai nuk dëshiron të rinovojë kontratën me presidentin Laporta, por preferon të negociojë me pasardhësin e tij. Emri i 38-vjeçarit është lidhur me stolin e Mançester Junajtid, ku do të zëvendësonte legjendarin Sër Aleks Ferguson. Por, në rast se në krye të klubit katalan vjen një president i ri, Guardiola do t’i sugjerojë emërimin e asistentit të tij, Tito Vilanova në krye të stolit, ndërsa për vete ai synon të marrë postin e drejtorit sportiv, pasi me një drejtues të ri, edhe Çiki Begirishtajn do të largohet nga “Kamp Nou”.