
Juventusi e kërkoi D’Agostinon edhe gjatë merkatos së kaluar, por klubi friulian nuk pranoi ta shesë. Por tashmë, problemet ekonomike mund ta detyrojnë Udinezen të pranojë ofertën e klubit nga Torino, që ka nevojë për elementë cilësorë, duke parë formën e dobët që po kalon skuadra.
Vetë drejtuesit e Udinezes kanë pranuar se janë gati të ulen në bsedime me bardhezinjtë. Nga ana tjetër, agjenti i lojtarit ka pohuar se nëse dy klubet bien dakord, atëherë mesfushori do të ishte i gatshëm të transferohej në Torino.
Operacioni mund të mbyllet me sukses për 8-9 milion euro, plus De Çelje, Molinaro apo Xhovinko, që mund të përdoren. Gjithashtu, Gaetano D’Agostino kërkohet edhe nga Napoli dhe Lazio..