
Qëllimi i sicilianëve është që ta huazojnë Bogdanin, të cilit i skadon kontrata me Chievon në qershor dhe më pas, pritet që Catania të nënshkruajë kontratë me të.
Bogdani ndërkohë ka kërkuar kohë për të parë synimet Chievos nëse do t’i rinovojnë kontratën aktuale apo jo, megjithëse duke parë dëshirën e klubit nga Verona për të nënshkruar me austriakun Hofer, vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë.