28 dhjetor 2009

Behrami, 90 minuta përballë Tottenhamit

Skuadra e West Hamit nuk ka pasur forcë që të paktën të kthehet me një pikë në takim me skuadrën cilësore, Tottenhamin. Valon Behrami luajti 90 minuta në humbjen e skuadrës së West Hamit me rezultat 2:0 nga Tottenhami, në ndeshjen e javës së 20-të premierligës angleze në futboll. Në minutën e 11-të, kroati Modric kaloi në epërsi skuadrën e Tottenhamit, ndërsa për fitoren 2:0 ka shënuar Defoe pikërisht në minutën e 82-të të ndeshjes. Behrami pati paraqitje solide në këtë sfidë shumë të vështirë. Tottenhami përkohësisht kaloi në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa West Ham mbetet i 17-ti me 18 pikë të tubuara.