
Sportmediaset.it raporton se qindra tifozë të hidhëruar tani ishin kthyer kundër zyrtarëve të klubit për mungesë të transferimeve të lojtarëve të mëdhenjë. Tensioni u rrit, duke shfaqur banera kundër klubit. Njëri baner thoshte: “ Ne do të shkojmë në Serie B ( braziliane ) me këta lojtarë. “ Dhe në një tjetër “ Pse nuk po na japin Dinhon.”
Sidoqoftë, synimet e Ronaldinhos janë që të fitoj Champions League me Milanin. Kjo përgjigje hidhëroi tifozët të cilët shfaqën skena të dhunshme në ndërtesën e klubit brazilian, duke e vënë nën zjarr presidentin Mauricio Assumpcao.