28 dhjetor 2009
Çelsi, 50 milionë euro plus Bosingua për Riberi
Çelsi kërkon me çdo kusht shërbimet e Frenk Riberi. Edhe pse Karlo Ançeloti ka deklaruar se nuk do të kërkojë përforcime në merkato, ylli francez është objektivi kryesor i trajnerit italian. Blutë e Londrës janë të gatshëm që t‘i ofrojnë Bajernit të Mynihut 50 milionë euro, plus kartonin e mbrojtësit Bosingua, në mënyrë që gjermanët të lejojnë largimin e Riberi. Për më tepër, Çelsi është gati që të marrë edhe kartonin e Luka Tonit: sulmuesi italian do të largohet nga bavarezët në janar, por një nga problemet kryesore për skuadrat e interesuara është rroga e tij shumë e lartë.