Superylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka dhënë shenja të para se dëshiron të fitoj topin e artë 2010 dhe deklaron se dëshiron të bëhet futbollisti më i mirë në histori të futbollit.
Ronaldo u rrëzua totalisht nga froni në vitin 2009 duke ja lënë Messit të gjitha favoret që i kishte ai në vitin 2008.
“ Unë do ta fitoj përsëri Topin e Artë, këtë vit, ose vitin tjetër.”
“ Kam një synim – Dua të bëhem futbollisti më i mirë në histori.”
24 vjeçari Ronaldo deklaroi poashtu se nyja e tij është mjaft mirë dhe se nuk ka nevojë për të hyrë nën thika.
“ Nyja është mirë dhe nëse nuk është mjekët e Real Madridit do të më tregojnë. Jam i sigurtë se nuk kam nevojë për operim.” Deklaroi Ronaldo për Marca.