
Sot, një raport i cili doli nga Ran.de ka nxjerrur disa detaje tjera të marveshjes, duke aluduar kështu në negociata të cilat po zhvillohen që një kohë të gjatë.
Sipas këtij sajti gjerman, transferi i Arjen Robbenit te Bayerni ishte një depozitë plus për Franck Riberyn i cili sipas të gjitha gjasave verën e ardhshme do të bëhet mbretëror. Sipas kësaj, Real Madrid tashmë ka paguar gjysmën e 50 milion eurove të cilat duhej ti paguante në total.
Në këtë marveshje ekzistojnë dy parametra, njëri është ai i cekur më lartë, dhe tjetri është se nëse Ribery vazhdon kontratën atëherë Bayerni duhet ti kthej ato 25 milion eurot e vlefshme për Arjen Robenin.