Kaka, Ronaldo, Alonso e Benzema nuk mjaftojnë. Kërkohen edhe Aguero, Vija apo Runi
Sërish sulmues? Po. Kur Reali hidhet në merkato, e bën këtë për emra të rëndësishëm në fazën ofensive. Një mbrojtës nuk është shumë tërheqës. Kjo është linja që presidenti Perez vazhdon të propozojë për kënaqësinë e tifozëve të pakënaqur të “Blancos”. “Sulmuesit janë prioritet”. Nuk është një batutë, sikurse shkruan “Marca”, por është një nga zërat më të besueshëm rreth tratativave të merkatos. Drejtuesi i Real Madridit po mendon për të përforcuar sulmin madrilen me emra të nivelit të lartë. Emra për të cilët mund të ndizen fishekzjarrët në “Bernabeu”. Për shembull, në krye të listës së shpenzimeve të Perez është Kuhn Aguero, i Atletiko Madridit. Gjithnjë sipas “Marca”-s, do të ketë më shumë mundësi për të përfunduar te “Blanco”-s. Për argjentinasin bëhet fjalë për një transferim në pak kilometra: nga “Visente Kalderon” në “Santiago Bernabeu”. Alternativa tjetër është simboli i Valencias, David Vija, i cili në verën e kaluar ishte një hap larg firmës me Realin e Madridit. Prandaj flitet për një rikthim në kërkim të tij, por këtë herë për ta sjellë përfundimisht në Madrid. David Vija mbetet edhe mundësia më tërheqëse. Ndërsa emri i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është Uejn Runi i Mançester Junajtid. Si në një videolojë tashmë ka filluar sfida. Po përgatiten “Galaktikët 2010”. Dhe tifozët, e vetëdijshëm për fuqinë e Realit, nuk mendohen dy herë për të dhënë versionin e tyre të fakteve dhe mbi të gjitha preferencat e tyre. Runi fiton pikë falë mbështetjes së ish-shokut të skuadrës, Kristiano Ronaldo, por është Vija ai që mbetet favoriti i madh..