28 dhjetor 2009

Bakaj - i gatshëm për Evropë

Futbollisti më i mirë në Shqipëri, Elis Bakaj, nuk e përjashton mundësinë që të kalojë në njërën nga klubet me renome evropiane. Ai nuk ngutet, por shikon ofertat e secilës skuadrës që i vijnë në adresë të tij. Bakaj ka thënë se do të ia vlente të luante në një klub evropian, po qese i ofrohen kushtet e mira. për këtë futbollistë të spikatur kanë shprehur dëshirë të kenë në radhët e veta, si: Borussia e Dortmundit nga Gjermania si dhe Chievo nga Serie A e Italisë. “Nëse do të jetë një ofertë e mirë, që të më vlejë mua, por edhe klubit, jam plotësisht i gatshëm. Pavarësisht se këto janë vetëm fjalë deri tani, s’ka asgjë konkrete, por kontaktet ekzistojnë”,-ka thënë Bakaj.