28 dhjetor 2009

Cana me Sunderlandin kthehen me një pikë

Skuadra e Sunderlandit vazhdon me formën e mirë. Ata si udhëtues morën një pikë domethënëse në takim me skuadrën e Blackburnit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të të premier ligës angleze në futboll. Është interesant se skuadra e Sunderlandit identifikohet më shumë me sulmuesin Bent, i cili mrekulloi me dy golat dhe ishte më së i merituari për pikën e fituar. Lorik Cana luajti 90 minuta në fanellën e Sunderlandit, duke dëshmuar formë të lartë dhe angazhim të pashoq në vijën e mbrojtjes. Bent në minutën e 52-të udhëhoqi me rezultat 0:1 skuadrën e Sunderlandit, dhe pa kaluar as një minutë mikpritësit barazojnë nëpërmjet Gamst Pedersen. Sërish shënoi Bent dhe pikërisht në minutën e 65-të për epërsinë 1:2. Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 77-të falë golit të Dioufit.